DYLON

Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra

Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka ndaluar një automjet të dyshuar pa targa nē brezin kufitar RMV-RKS, i cili dyshohet se kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara nga Republika e Maqedonës së Veriut.

Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme si: susam, qumësht pluhur, boca gazi, poqa elektrikë, çokollata, vlera e të cilave, sipas tregut, sillet rreth 20.000 euro pa llogaritur akcizat dhe shmangiet doganore etj., për të cilat nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin i dyshuari i cili për mallin e ngarkuar nuk kishte nën posedim dokumentet përkatëse, është shoqëruar së bashku me automjet në SPMK-Kllokot për procedim të mëtutjeshëm të rastit, ndërsa në konsultim me prokurorin malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.