DYLON

Parandalohet një rast i kontrabandës në fshatin Bugjenicë, Komuna e Kamenicës

Parandalohet një rast i kontrabandës në fshatin Bugjenicë, Komuna e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Më datë 20.08.2025, rreth orës 18:10, njësitet patrulluese nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim edhe me njësitë relevante policore kanë arritur që ta parandalojnë një rast të kontrabandës në fshatin Bugjenicë, Komuna e Kamenicës.

Njësitë policore si rezultat i reagimit të shpejtë kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me drejtuesë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët kishin të ngarkuar mallra/çokollata vlera orientuese e të cilave sipas çmimeve të tregut arrin rreth dymijë e pesëqind euro (2,500 €) (në sasi 4032 copë dhe 2240 copë) për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

EkoHigjiena

Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rast për shkelje të ligjit “Kundërvajtje Doganore”, ndërsa mallrat e gjetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.