DYLON

Parandalohet një rast i kontrabandës me vaj motorik nga territori i Serbisë për në Kosovë

Parandalohet një rast i kontrabandës me vaj motorik nga territori i Serbisë për në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve policore në ruajtjen e kufirit shtetëror dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, njësitë policore kufitare, me datën 19 maj 2026, në fshatin Herticë komuna e Podujevës, kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

“Me këtë rast është ndaluar një traktor me rimorkio të ngarkuar me 161 (njëqind e gjashtëdhjetë e një) bidonë të mbushur me gjithsejtë 2898 (dy mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tetë) litra vaj motorik të kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, duke kaluar ilegalisht në rrugë malore përmes vijës kufitare”, njofton Policia e Kosovës.

EkoHigjiena

Sipas Policisë, malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdare për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës, ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra’.

Personi i dyshuar, pas intervistimit, lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.   /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.