DYLON

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut
Avatar photo Redaksia

Njësiti patrullues i Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, në bashkëpunim me policinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët për parandalimin e kontrabandës së mallrave nga territori i RMV në territorin e Republikës së Kosovës. Kështu, në fshatin Mjak të Vitisë, është ndaluar një automjet transportues me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore i cili drejtohej nga shtetasi kosovar U.J.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.

EkoHigjiena

Policia ka sekuestruar: rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme dhe rreth 100 komplete trenerka (veshje sportive).

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘kontrabandë me mallra’. Është bërë konfiskimin i automjetit dhe mallrave. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.