DYLON

Parandalohet një rast i kontrabandës me duhan

Parandalohet një rast i kontrabandës me duhan
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës,  Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në teren.

Me datën 05.07.2023 rreth orës 22:00 në rrugën Stançiq-Gjilan  është identifikuar një automjet BMW  me targa vendore për të cilin njësitet e Task Forcës–DRK-Lindje kishin informacion se merret me kontrabandim të mallrave nga Republika e Maqedonisë Veri në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Automjeti i lartcekur është arrit të ndalohet në hyrje të Gjilanit  dhe gjatë kontrollit  në ulëset e prapme dhe në bagazh të veturës kishte të ngarkuar (25) thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogram dhe për të cilin mall nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen, andaj dyshohet për kontrabandë.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.