DYLON

Parandalohet kontrabandimi i testeve për COVID-19

Parandalohet kontrabandimi i testeve për COVID-19
Avatar photo Redaksia

Njësitë e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e testeve të shpejta për COVID 19.

Në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardh oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara. Në pyetjen e zyrtarit doganor se a ka diçka për të deklaruar, vozitësi (shtetas i Republikës së Kosovës) i automjeti që vinte nga Serbia është përgjigjur negativisht. Vetura është selektuar për kontroll detal ku dogana është asistuar edhe nga policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19, thuhet në njoftimi ne doganës së Kosovës.

EkoHigjiena

Sasia e testeve te shpejta është si më poshtë:

1.Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest-gjithsej 446 copë

2.Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method)- gjithsej 39 copë

3.LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid test- gjithsej 16 KompleteX5 80 copë

4.Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce Gjithsej ne copë janë 585 copë.

Mallrat janë konfiskuara si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit, thuhet n= fudn të njoftimit të Doganës së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.