DYLON

Parandalohet kontrabandimi i një sasie të arit në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit

Parandalohet kontrabandimi i një sasie të arit në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes pas pranimit të informacioneve relevante se një person i dyshuar (A.M.) shtetas i Republikës së Maqedonisë-veri, është duke futur ari dhe argjend në Republikën e Kosovës pa e deklaruar atë tek autoritetet doganore ka ndërmarr veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e tij.

Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale me automjetin e tipit audi Q5, ngjyrë hiri, me datë 07.09.2022, është ndaluar nga Policia duke hyrë në Republikën e Kosovës përmes pikë kalimit kufitar Hani i Elezit dhe gjatë kontrollit të vijës së dytë së bashku me zyrtarët doganor, në anën e majtë mbrapa në bagazh, te sirtari i pajisjeve janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara një sasi e arit prej (580 gram).

EkoHigjiena

Ari i fshehur, i padeklaruar është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës të cilët edhe janë marr me procedra të mëtejme.

Policia Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore është e përkushtuar në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të paligjshmërisë dhe kontrabandës, si dhe janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale nga njësitet relevante në teren. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.