DYLON

Parandalohet kontrabandë me mallra në Gjilan

Parandalohet kontrabandë me mallra në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Njësitet policore të kufirit, gjatë realizimit të detyrave të tyre, vëzhgimit të vijës kufitare Republika e Kosovës-Serbi, ka ndaluar për kontroll një veturë targa suedeze.

Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme me pajisje elektronike të përdorura: laptop, zmadhues të zërimit, shtëpiza kompjuterike, monitorë, radio elektronike, pastaj mall komercial amvisërie (aparat për kafe), motor i motoskafit, një sasi e trotinetëve elektrikë, kositëse e barit me benzinë dhe pajisje e vegla tjera pune.

EkoHigjiena

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, kurse për personin e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.