DYLON

Parandalohet kontrabanda e rreth 900 kg kërpudha

Parandalohet kontrabanda e rreth 900 kg kërpudha
Avatar photo Redaksia

Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve në brezin kufitar, sot më 12.08.2025, rreth orës 11:45, në zonën kufitare të fshatit Karaqevë kanë ndaluar automjetin kombi (furgon), ngjyrë e bardhë, me targa vendore i drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallrave në Doganën e Kosovës, njofton policia. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.