DYLON

Parandalohet futja e telefonave mobil në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Parandalohet futja e telefonave mobil në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Redaksia

“Gjatë një bastisjeje rutinore në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë zbuluar një pako të dyshuar në zonën sterile, afër rrethojës së institucionit. Pakoja dyshohet se është hedhur nga jashtë institucionit”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Pas hapjes së pakos në zyrën e sigurimit, janë gjetur dy telefona mobilë të tipit iPhone, pa SIM kartela, si dhe dy kabllo për mbushje.

EkoHigjiena

Kontrollet dhe bastisjet e rregullta nga zyrtarët korrektues vazhdojnë me qëllim të parandalimit të futjes së sendeve të palejuara në institucion, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.