DYLON

Parandalohet futja e një substancë të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e një substancë të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
Redaksia

Gjatë kontrolleve të rregullta të realizuara nga stafi i Sigurimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, është zbuluar një substancë e dyshuar narkotike në perimetrin e brendshëm të institucionit.

Kontrollet janë realizuar me fillimin e ndërrimit të punës, sipas praktikave të zakonshme të sigurisë, me ç’rast janë kontrolluar edhe shëtitoret brenda hapësirës së rrethojës së institucionit.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin, është njoftuar Policia e Kosovës dhe sasia e dyshuar narkotike është konfiskuar. Gjithashtu, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.

“Kontrollet e rregullta dhe vigjilenca e stafit të Sigurimit janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve dhe substancave të palejuara në institucionet korrektuese”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.