DYLON

Parandalohet futja e lëndëve narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Parandalohet futja e lëndëve narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Avatar photo Redaksia

“Sot, gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor familjar për një të dënuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, stafi ka hasur në një sasi të dyshuar të lëndës narkotike”,  thuhet në një njoftim të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Substanca është tentuar të futej në mënyrë të kamufluar brenda rrobave dhe është zbuluar në një xhaketë gjatë procesit të kontrollit.

EkoHigjiena

Menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e tyre”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.