DYLON

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Avatar photo Redaksia

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një rast i tentim futjes së kontrabandës brenda institucionit korrektues.

“Bazuar në informacione të siguruara nga Njësia e Inteligjencës së SHKK-së, zyrtarët korrektues kanë realizuar kontroll të detajuar të furgonit të kuzhinës në tunelin e hyrjes së institucionit. Gjatë këtij kontrolli është zbuluar lëndë e dyshuar narkotike, e cila ishte e fshehur në pjesën e brendshme të llamarinës së derës së pasme të automjetit”, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

Menjëherë pas identifikimit të rastit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, janë iniciuar hetime të brendshme dhe është njoftuar Policia e cila po merret me rastin.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive të kundërligjshme dhe në garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit institucional në të gjitha institucionet korrektuese”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.