DYLON

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është parandaluar futja e kontrabandës, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët e të burgosurve, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike, e cila dyshohet se ishte destinuar për tu futur brenda qendrës.

EkoHigjiena

Menjëherë pas zbulimit, Policia e Kosovës është njoftuar dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim, i cili rrezikon rendin dhe sigurinë e tij, thuhet në njoftimin e këtij shërbimi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.