DYLON

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës -Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

31.10.2023, njësitet e lartcekura në brezin kufitar kanë identifikuar një automjet transportues (furgon), me targa serbe, i cili ishte duke lëvizur përmes rrugëve ilegale nga fshati Renatoc-Preshevë në drejtim të fshatit Inatoc-Gjilan.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit të automjetit, të cilin e drejtonte I.S., mashkull shqiptar, kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme me paketa gjithsej:115 pako me peshë totale 1457 kg. mjete piroteknike (fishekzjarre) në vlerë sipas tregut afro 15.000 € .

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli së bashku me automjetin dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.