DYLON

Parandalohen tri raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror

Parandalohen tri raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror
Avatar photo Redaksia

Parandalohen tri raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror, iniciohen rastet penale për hetim, në bashkëpunim me prokurorinë e Shtetit.

Bazuar në informata relevante të pranuara përmes rrugëve operative, me datën 21.12.2023 në rrugën Koshuticë – Leposaviq, patrullat kufitare policore kanë parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Republikës së Kosovës, në tri raste të ndara, si në vijim:

EkoHigjiena
  • Rasti i parë,
    Vetura Hyundai, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishte të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë);
  • Rasti i dytë
    Kamioni SCANIA me targa të RKS-së, të cilin e voziste i dyshuari mashkull dhe në kamion kishte të ngarkuar drunjë, dhe
  • Rasti i tretë
    Vetura e tipit SHARAN ngjyrë e hirit, me targa serbe, me vozitës të dyshuarin mashkull, vetura e ngarkuar me ambalazh të birrave.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste “Kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare më tentativë”, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente. /2LONLINE/

Në vijim gjeni disa foto të rasteve: