DYLON

Parandalim i kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë

Parandalim i kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë
Avatar photo Redaksia

Sot, rreth orës 08:50, Sektori i Sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, bazuar në informacione të besueshme të pranuara më herët, ka ndërmarrë një aksion kontrolli dhe bastisjeje në zonën e bujqësisë, konkretisht tek serat e institucionit.

Gjatë kontrollit, rreth 20 metra afër murit të jashtëm, zyrtarët e sigurisë kanë hasur në dy paketime të mbështjella me qese najloni. Pas hapjes së tyre janë gjetur: katër telefona mobil, katër adapterë për mbushjen e telefonave, dy palë kufje, si dhe dy paketime të tjera të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike, me peshë totale prej 10 gramësh së bashku me mbështjellësin.

EkoHigjiena

Materialet e konfiskuara janë siguruar sipas procedurave ligjore, ndërsa është njoftuar edhe Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të punojë në mënyrë të vazhdueshme për parandalimin e kontrabandës dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë brenda institucioneve korrektuese, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.