Paramilitarët vrasin në pritë
/16 vjet nga vrasja e Fadil Mehmet Zubakut nga fshati Troje (ish Topanica) e Dardanës/
Shkruan Ukshin Zajmi:
Me 6 shtator të vitit 1999, pasi që ishte krijuar njëfarë rendi e rregulli nga forcat e KFORI-t e UNMIK-ut në Kosovë, Fadil Zubaku e Femi Morina nisen për në punë me veturë(në Kampin “Montith” në Gjilan), dhe me ta nisen për të kërkuar punë, po në këtë kamp të KFOR-it edhe Ajvaz Morina, Mevlan Bajrami dhe Mevludin Zeqiri. Rrugës, kur arrijnë në udhëkryqin e rrugës Bujanoc-Gjilan me rrugën për në Ropotovë të madhe, në afërsi të fshatit Ranillug, në drejtim të makinës shprazet një breshëri plumbash. Me at rast qëllohet fatalisht Fadil Mehmet Zubaku (06.05.1963) i cili vdes në veturë, e cila del nga rruga në të djathtë, ndërsa Mevludin Zeqiri plagoset në dorë dhe alivanoset. Feim Morinën akterët e marrin nga makina dhe e maltretojnë brutalisht. Më lehtë kalojnë Ajvaz Morina dhe Mevlan Bajrami, të cilët iken nëpër misër.
Me të degjuar të shtënat, një ekip i KFOR-it që ishte i stacionuar në vendin Crepanë, drejtohet kah vendi i ngjarjes. Me të arritur këtu, edhe ata përballen me një breshëri plumbash nga ky grup kriminelesh, andaj edhe u përgjigjen me të njejtin intenzitet, me ç‘rast vriten tre akterët e këtij rasti.
Meqe vendi ku ndodhi ngjarja është në rrugë mjaft të frekuentuar, lajmi shumë shpejt i shkon edhe Zija Zubakut, nipit të Fadilit, i cili del në vendin e ngjarjes, dhe në Crepanë, KFOR-i e njofton për ngjarjen dhe aty i sheh tre akteret që kishin qëlluar në drejtim të makinës, ku ishte vrarë Fadil Mehmet Zubaku dhe plagosur Mevludin Ibraim Zeqiri, pastaj torturuar mizorisht Feim Ferat Morina. Sipas Zijahut tre te vdekurit, njeri ka qenë me uniformë të KROR-it rus, i dyti kishte të veshur xhaketë të policisë serbe, ndërsa i treti ishte civil.
Nga kjo rezulton se këtë akt makabër e kanë bërë pjestarët e formacioneve të organizuara ushtarake e paramilitare serbe, sigurisht, të stimuluara me prezencën e pjestarëve rus të KFOR-it, që qëndronte në këto anë.
Përndryshe, në popull flitet se këta tre përsona, një natë më parë, i kanë parë në një kafene në Crepanë duke biseduar me Momen e Çarakocit, i cili ka qenë përpara udhëheqës i policisë në Dardanë.
Familjen e Fadil Mehmet Zubakut e kanë përcjellur edhe më parë maltretime nga pushteti e pjestaret serb. Gjyshin e tij Sahit Zubakun, së pari e rrahin brutalisht serbët (kolonë) të fshatit, e pastaj antarët e komisionit për grumbullimin e armëve e detyrojnë që të vetvirret me 17 shkurt të vitit 1956.
Ndonëse Fadil Zubaku u vra duke shkuar në punë, në kampin Montith në Gjilan, dy muaj pasi kontrollin në Kosovë e morën forcat e NATO-s: KFOR-i dhe UNMIK-u, familjes së tij nuk i njihet asnjë e drejtë, andaj fëmijët e tij (Suadi e Sevdati si dhe vajza Ajshja) u dashtë të katandisen nëpër Evropë për të mbijetuar. Është për t’u habitur se fashti dhe komuna nuk e shenojnë, bile, simbolikisht këtë ditë, e as kësaj radhe në 16-vjetorin e vrasjes përkatësisht plagosjes së tyre. Nuk është habi për diç të tillë, nga se, siç mësohet nga mediet (Koha.net: 12 maj 2013) dosja e krimeve të luftës së fundit e Dardanës, përkatësisht Kamenicës, është zhdukur.
/foto:|Topanica/
Referenca:
Shenime te mbledhura nga Nebi Morina-historian dhene autorit
Rrefim i Zija Zubakut
Koha.net
