DYLON

Parallovë: Aksident trafiku me lëndime

Parallovë: Aksident trafiku me lëndime
Avatar photo Redaksia

Në fshatin Parallovë , komuna Novobërdë është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

“Njësitet e trafikut rajonal me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dal në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para dyshohet se aksidenti i trafiku ka ndodhur kur vetura Scoda, me tabela 01, drejtuar nga vozitësi, duke mos përshtat shpejtësinë automjetit në kushtet e rrugës humb kontrollin mbi automjet dhe kalon ne shiritin e kundërt ku godet veturën Golf, me tab. 06, si dhe veturën VW Cady, me tab. 06, me ç ’rast shkaktohet dëme materiale në tri njësitë”, ka thënë Hashani.

Lëndime trupore pësojnë dy vozitës. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.