DYLON

Paralajmërohet mundësia e vërshimeve të reja

Paralajmërohet mundësia e vërshimeve të reja
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashikohen vërshime të reja.

Në njoftimin e Institutit thuhet:

Njoftimi për mundësi të vërshimeve të shpejta*

EkoHigjiena

Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

Në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël.

*Ky është njoftimi formal për këtë ngjarje dhe se kjo nuk do të thotë se do të ndodhë përmbytja e shpejtë, por ajo është e mundur”,  thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. .  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.