DYLON

Paralajmërohet mundësia e vërshimeve në Kosovë

Paralajmërohet mundësia e vërshimeve në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve në Kosovë.

IHK njofton se reshjet e shiut që kanë filluar pasditen e së mërkurës fillimisht do të përfshijnë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshijnë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit.

“Kjo situatë do të vazhdojë për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve”, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

Më tej IHK njofton se nëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshime të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.