/2L ONLINE/ – Polica e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhë në Rrugën e “Prishtinës” në fshatin Livoq i Epërm. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se nga hetimet e para mësohet se deri te aksident i trafiku me lëndime dyshohet të ketë ardhur, kur vozitësi i automobilit SEAT me tab. 06, bënë parakalim të pasigurt dhe ndeshet me automobilin VW, CADDY me tab. 01.
Lëndime trupore pësojnë të dy vozitësit e automjeteve, sipas raportit të mjekut jashtë rrezikut për jetë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/