DYLON

Paragjykimi mbi preshevarët e pasur e të privilegjuar është një perceptim i gabuar

Avatar photo Redaksia

Nga Fehmi Ramadani

/2L ONLINE/ – Dikur në Kosovë, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, apo edhe të Medvegjës shikoheshin me paragjykimin, si të pasur, njerëz që shumica e tyre punojnë jashtë dhe kanë para, si të privilegjuarit e pushtetit, si njerëz jo shumë të kontrolluar dhe nën “syrin” shtetëror të atëhershëm e kështu me radhë.

EkoHigjiena

Tani, edhe përkundër katrahurës së njëjtë që kishin përjetuar si kosovarët, duke filluar nga lufta e UÇK-së nga vitit 1998-1999 në Kosovë, pastaj luftës së UÇPMB-së të vitit 2000-2001, luftës së UÇK-se në Maqedoni gjatë vitit 2001 dhe krejt këto trauma të pasluftës në perceptimin e shqiptarëve të Kosovës shumë pak kanë ndryshuar.

Qytetarët e Luginës, në përgjithësi ende perceptohen si në rastin e pare dhe jo ndryshe. Sot, Lugina dhe njerëzit e saj janë pjesa më e diskriminuar e Ballkanit, nga një shtet i cili synon integrimet evropiane, ndërsa në anën tjetër shtyp të drejtat e tyre.

Prej vitit 1999 Luginën e Preshevës e kanë braktisur rreth 30 mijë banorë, (kështu thuhet në raportet e ndryshme) shumica nëpër vendet e Evropës, por dhe një numër i madh i tyre jetojnë në Kosovë.

Vetëm në Komunën e Fushë Kosovës jetojnë prej 8-10 mijë shqiptarë me prejardhje nga Lugina e Preshevës, gjysma e tyre nga Medvegja.

Këta qytetarë nuk e kanë më statusin e qytetarëve të “privilegjuar” si në kohët e mëparshme, por dhuna dhe terrori i Serbisë i kishin detyruar të lëshonin vatrat e tyre të lashta dhe një pjesë e tyre kishin gjetur strehim pikërisht në Komunën e Fushë Kosovës.

Ata tashmë janë qytetarë të njëjtë në këtë Komunë, janë Fushë Kosovarë të rinj, por me një status të rënduar shoqëror.

Përballja e tyre me probleme të ndryshme, si mungesa e dokumenteve identifikuese, moskujdesi social, moskujdesi institucional dhe shtetëror, mospërfshirja e duhur në struktura të ndryshme institucionale, papunësia dhe ndihmesat e pakta me grante dhe donacione në përfshirje e tyre në ndonjë biznes, mospërfshirja në projektet sociale, dhe probleme tjera kanë vështirësuar në masë gjendjen e tyre ekonomike.

Tani, këta qytetarë nga të “privilegjuarit e dikurshëm” janë shndërruar në hallexhinj dhe me një status të rënduar shoqëror.

Qasja se njerëzit e Luginës janë të pasur, përfundimisht duhet të mbarojë, sepse kjo nuk është e saktë dhe me këto paragjykime këtyre njerëzve po u krijohet një imazh i rrejshëm për statusin e tyre, ndërsa perceptimi se ata janë qytetarë me halle dhe probleme të njëjta si të tjerët është i vërtet dhe i qëndrueshëm. /2L ONLINE/

(Autori është sociolog dhe kryetar i Lëvizjes “Vatra” në Fushë Kosovë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.