DYLON

Paraburgim të pandehurit që shkaktoi aksident me fatalitet

Paraburgim të pandehurit që shkaktoi aksident me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve M. S.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.09.2020, i pandehuri nuk e ka përshtatur shpejtësinë ngasjes së automjetit kushteve të rrugës, ashtu që me pjesën e përparme të anës së djathtë të automjetit të tij godet këmbësorin S. H., i cili ishte duke kaluar rrugën nga ana e majtë për në të djathtë, nga drejtimi i lëvizjes së automjetit, me ç’rast si pasojë e kësaj goditje i dëmtuari ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet të ketë kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, ndërsa propozimi i mbrojtësit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, vlerësuar si masë e pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.