DYLON

Paraburgim dhe arrest shtëpiak të dyshuarve për terrorizëm

Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi përsëri masën e paraburgimit për shtatë të dyshuar për terrorizëm, ndërsa tre të tjerëve nga ky grup ua caktoi masën e arrestit shtëpiak, pasi vendimi i saj i marrë më 19 shtator që kthyer në rivendosje.
Paraburgimi prej 30 ditësh grupit prej 13 personave, shumica nga ta imamë u ishte caktuar më 19 shtator, dy ditë pasi ata qenë arrestuar.

Dy nga imamët mitrovicas, pjesë e këtyre të arrestuarve qenë liruar nga paraburgimi më 25 shtator, ndërsa kryemamit të Pejës Enes Goga iu hoq kjo masë më 2 tetor.

EkoHigjiena

Dhjetë të mbeturve në paraburgim Gjykata e Apelit ua ktheu këtë masë në rivendosje, ndërsa të enjten prokurori kërkoi paraburgim për shtatë prej tyre dhe arrest shtëpiak për tre të tjerë.

Gjykata vendosi sot masën e kërkuar nga prokuroria për këta të pandehur.

Gjithashtu sot mund të vendoset për vazhdimin, ose heqjen e masave të sigurisë për këta të dyshuar.
Fuad Ramiqit me shokë u vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj

U është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh Fuad Ramiqit, Bedri Robajt, Mazmull Mazllumit, Eroll Mesini, Leonard Ruli, Sabahudin Selimi dhe Trim Ademit.

Mbrojtja e Fuad Ramiqit ka thënë se do të paraqesin ankesë te Gjykata e Apelit, sepse sipas tij, po bëhet shkelje e Kushtetutës.

Ndërkohë, tre të tjerëve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.