DYLON

Pantiq: Nëntë kryetar komunash nuk e njohin Kosovën e pavarur

Avatar photo Redaksia

Lista qytetare “Srpska” e drejtuar nga Kërstimir Pantiq dhe e mbështetur nga Beogradi zyrtar në zgjedhjet e djeshme për balotazh ka fituar në të gjitha komunat serbe, përveç në Shtërpcë. Kërstimir Pantiq, i cili ka fituar për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore, ka deklaruar se kjo fitore Qeverisë së Serbisë i jep mundësinë që të vazhdojë luftën për “ruajtjen e Kosovës në përbërje të Republikës së Serbisë”, transmeton RTK.

“Kemi nëntë kryetar komunash të cilët mbështesin Qeverinë e Serbisë dhe të cilët në punën e tyre vazhdimisht do të përsërisin që nuk e njohin Kosovën e pavarur, që nuk janë nënshtetas të ashtuquajturës Republikë e Kosovës, por të Serbisë, të cilët në gjithë botën do të kenë dyer të hapura dhe mund të përfaqësojnë interesat e qytetarëve që i përfaqësojnë”, ka thënë Pantiq./

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.