DYLON

Paneli Vlerësues publikon rezultatet e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Paneli Vlerësues publikon rezultatet e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit
Avatar photo Redaksia

Paneli Vlerësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga z. Arian Gashi dhe në përbërje nga z. Visar Krasniqi dhe znj. Elza Bajrami Kastrati, ka përfunduar procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ka publikuar rezultatet e vlerësimit.

Pas përfundimit të intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve, rezultatet përfundimtare janë si vijon:

EkoHigjiena
  • Zejnullah Gashi – 91.6 pikë;
  • Atdhe Dema – 89.3 pikë;
  • Naim Abazi – 89.0 pikë;
  • Rafet Halimi – 87.0 pikë;
  • Shqipdon Fazliu – 86.3 pikë.

“Në përputhje me Rregulloren për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe procedurat e përcaktuara për këtë proces, Paneli Vlerësues do t’ia procedojë rezultatet e intervistimit Këshillit Prokurorial të Kosovës për shqyrtim dhe vendimmarrje në takimin e ardhshëm”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.