DYLON

Paneli Vlerësues i KPK-së harton pyetjet për intervistimin e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Paneli Vlerësues i KPK-së harton pyetjet për intervistimin e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit
Avatar photo Redaksia

Paneli Vlerësues për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga z. Arian Gashi dhe i përbërë nga z. Visar Krasniqi dhe znj. Elza Bajrami Kastrati, ka filluar hartimin e pyetjeve standarde për intervistimin e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në përputhje me procedurat e përcaktuara për zhvillimin e këtij procesi, tre orë para fillimit të intervistave, Paneli Vlerësues është duke përgatitur pyetjet standarde në prani të monitoruesve nga partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile, me qëllim të garantimit të transparencës dhe besueshmërisë së procesit.

EkoHigjiena

Intervistat e kandidatëve do të fillojnë në ora 11:00.

Në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Zejnullah Gashi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Kryesuesi i Panelit Vlerësues, njëherësh Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Arian Gashi, theksoi se procesi do të zhvillohet me transparencë të plotë, objektivitet dhe profesionalizëm, duke siguruar trajtim të barabartë për secilin kandidat.

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të vazhdojë ta informojë opinionin publik dhe mediat në kohë reale për ecurinë e procesit të emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, meritokracisë, transparencës dhe integritetit institucional. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.