DYLON

Panairi i Produkteve Vendore në Kamenicë vazhdon të jetë i hapur për vizitorë deri të martën

Panairi i Produkteve Vendore në Kamenicë vazhdon të jetë i hapur për vizitorë deri të martën
Avatar photo Redaksia

Në sheshin e qytetit po mbahet Panairi i Produkteve Vendore, një aktivitet që ka mbledhur prodhues dhe biznese lokale për të prezantuar produktet e tyre para qytetarëve dhe vizitorëve.

Panairi për dy ditë radhazi ka ngjallur interesim të madh, ku qytetarë të shumtë vizituan stendat dhe u njohën nga afër me produktet cilësore të bizneseve vendore, duke mbështetur kështu prodhimin dhe ekonominë lokale.

EkoHigjiena

Bizneset pjesëmarrëse i vizitoi edhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Edon Dermaku, së bashku me stafin e drejtorisë. Gjatë vizitës, ai bisedoi me përfaqësuesit e bizneseve, duke vlerësuar angazhimin e tyre në promovimin e produkteve vendore dhe kontributin që japin në zhvillimin ekonomik të Komunës së Kamenicës.

Ky panair po i jep një pamje të bukur qytetit, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe duke shërbyer si një mundësi e mirë për promovimin e potencialit ekonomik lokal.

Panairi vazhdon të jetë i hapur edhe për dy ditë të tjera, ndaj ftojmë të gjithë qytetarët ta vizitojnë dhe të njihen me produktet vendore që ofrohen nga prodhuesit e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.