DYLON

Panairi i dyzetedy i Librit hapet me 23 tetor (Programi)

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Përfaqësues të Bibliotekës Publike Rajonale “Fan S. Noli”, në Gjilan, kanë bërë të ditur se Panairi i dyzetedy i Librit “Gjilani 2014” do të organizohet në Hollin e Teatrit të Qytetit nga data 23 – 25, tetor 2014.

Përndryshe, kjo ngjarje shënon festë të librit në Gjilan për faktin që mbahet për të 42-tën herë me radhë. Referuar herëve të tjera pritet që në këtë panair të ekspozohen botimet më të reja të Shtëpive Botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina e Preshevës.

EkoHigjiena

Përveç që lexuesi mund të gjej botime të reja, në këtë panair do të ketë edhe ngjarje të tjera kulturore, si orë letrare e promovime veprash letrare, që shihen edhe në programin që po ua ofrojmë juve lexues të nderuar,

P R O G R A M I

I.

23 Tetor:

Ora 11.00 – Hapja e Panairit të Librit

Ora 12.00  – ORA E SHKRIMTARËVE (orë letrare me shkrimtarë të PEN- Qendra Prishtinë dhe ARSClub Gjilan).

Plato e Teatrit të Gjilanit

II.

24 Tetor:

ora 16.00

Promovimi i veprës letrare të Bajram Kosumi

Referues:
1) Merxhan Avdyli- poet studiues
2) Myrvete Dreshaj – Baliu dhe
3) Ismail Syla

Salla e Kuvendit Komunal – Gjilan

III.

25 Tetor:

Ora 13.00

Promovimi i veprës letrare të autorit Don Lush Gjergji

Referues:
1)Ndue Ukaj –poet
2) Dr. Xhavit Beçiri studius, kritik letrar
3)Frrok Kristaj- poet

Salla e Kuvendit Komunal – Gjilan

Ora: 18.30

Mbyllja e Manifestimit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.