DYLON

Panairi “Fuqizo Shtetin”, panair tradicional i organizuar për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Panairi “Fuqizo Shtetin”, panair tradicional i organizuar për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot, në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”. në Gjilan,  është hapur panairi “Fuqizo Shtetin”.

Panairi “Fuqizo Shtetin” është panair tradicional i organizuar për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

EkoHigjiena

“Panairi ka për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse të qytetit të Gjilanit”, bëhet e ditur nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjlanit.

Drejtuesit e kësaj drejtorie kanë ftuar të gjithë qytetarët të jenë e pjesë e këtij panairi të organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me OJQ “Gruaja Hyjnore” që të njiheni për së afërmi me këto produkte vendore.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.