DYLON

Pallatet dhe biletat false shqetësojnë shërbimet sekret shqiptare

Avatar photo Redaksia

Shërbimet e sigurisë në vendin tonë i ka ‘zënë koka’ sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në 8 Tetor në Elbasan Arena.

Problemet për sigurinë e kësaj sfide janë të shumta, pavarësisht se në lojë janë futur dhe shërbimet sekrete, e ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve, Serbisë dhe Shqipërisë është në nivel të lartë. Burime nga shërbimet sekrete kanë thënë për Java News, se problemi i parë është pozicionimi i stadiumit në qytetin e Elbasanit. Përreth stadiumit janë katër pallate që në katet e larta të tyre ke mundësi të shikosh në ‘Elbasan Arena’.

EkoHigjiena

Ekspertë të anti-terrorit, por edhe ata të SHISH kanë zbirtur në terren dhe dy nga opsionet janë ose mbajtja nën vëzhgim të katër pallateve si dhe banorëve të tyre, ose zbrazja e pallateve disa orë para ndeshjes, transmeton javanews.

Banorët e këtyre apartamenteve në shumë ndeshje kanë ‘hapur dyert’ e shtëpive për tifozët kosovarë, kundrejt një pagese, të cilët nuk kanë pasur mundësi për të marrë një biletë për t’u futur në stadium.

Ekspertët e sigurisë nuk i besojnë shumë as edhe biletave të personalizuara të bëra nga FSHF-ja, pasi thonë se edhe këto bileta mund të falsifikohen. Ndërkohë që në “dyqanin” online të Federatës Shqiptare të Futbollit është e pamundur të gjesh një biletë për ndeshjen me Serbinë, në “Facebook” janë të shumta faqet apo individët që kanë mundur të sigurojnë bileta.

Ata i shesin ato shumë herë më shtrenjtë se çmimi zyrtar i vendosur nga FSHF-ja, duke përfituar nga fakti që pjesa dërrmuese e biletave janë prenotuar me kohë nga institucione apo individë me pushtet.

Një tjetër problem është dhe korruptimi i efektivëve të policisë që do merren me tifozët, në kohën kur këta të fundit do të futen në stadium. Sipas burimeve nga shërbimet sekrete dhe ato të anti-terrorit ka të dhëna se grupe të caktuara janë gati të paguajnë edhe deri në dymijë euro për t’u futur në stadium, për të realizuar ‘qëllimet e veta’.

Ditët e fundit, edhe pse duhen dhe tre javë nga zhvillimi i kësaj sfide, pranë autoriteteve të sigurisë ka qëndruar dhe ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariq. Ky i fundit ka dhënë informacione për tifozët e mundshëm serb që do të ndjekin këtë sfidë, mes tyre do të jetë dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.