DYLON

Palët të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha palëve politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes Isa Mustafës në pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

Zyra e presidentes në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës thekson “vendimi i Gjykatës kushtetuese obligon të gjitha palët që ta respektojnë atë në përpjekje për të garantuar një proces të drejtë dhe të besueshëm për të siguruar funksionimin e shtetit të së drejtës”.

EkoHigjiena

“Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e saj kushtetuese, si faktor uniteti dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve si dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës kushtetuese, presidentja do të veprojë vetëm në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e institucioneve”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentes.

Zyra e presidentes thekson se “në interes të vendit dhe të përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve dhe proceseve demokratike, konstituimi i shpejtë i Parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera është i rëndësisë së veçantë”.

Kjo deklaratë lë të nënkuptohet së ajo nuk do të përfshihet në këtë periudhë në procesin që i takon Parlamentit si organi më i lartë ligjvënës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.