(2L ONLINE) – Këtij vendi të ri i duhet qytetaria si dhe kurajo qytetare!I duhet edhe vetëdija qytetare për shtetin dhe ligjet që bënë shteti. Këtë kurajo ne sot e gjetëm te një kafiteri në qendër të qytetit. Kur u drejtuam dhe bëmë hapin drejtë hyrjes së ‘Palace’ kafeterisë na ra në sy se brenda kishte më pak njerëz se zakonisht!
Brenda gjetëm një situatë ndryshe nga ajo e djeshmja. Atmosfera përbrenda ishte më e kthjellët. Nuk ta ngulfaste frymëmarrjen tymi dhe aroma e qelbet e duhanit që konsumohej pothuajse nga të gjithë. Tavolinat dukeshin të pastra, e jo të mbushura nga shpuza dhe mbeturinat e cigareve të ndezura.
Neve si jo duhanpirës na pëlqeu pa masë që rrinim dhe frymonim ajër të pa kontaminuar nga gjithë ay tym që dilte nga goja e atyre që thithnin cigare.
Por ajo që na bëri përshtypje më së shumti ishte sjellja e pa kompromis e djemve që punonin dhe ishin përgjegjës aty ndaj atyre që tentonin ta ‘dheznin ka njo”, sapo zinin vendet e tyre nëpër tavolinat brenda. Ata nuk lejonin askënd që ta kallnin nga një! Ua bënin me dije se nuk është e lejuar të pihet duhan brenda.
Këta djem nuk po bënin asgjë ma pak as ma shumë se sa po respektonin dhe mbronin një ligj dhe shtetin e tyre i cili kishte sjellë një ligj që do mbronte shëndetin publik!
Prandaj një kurajo e tillë qytetare e përgjegjësve të kësaj kafeterie është për tu përkrahur. Sepse ata janë të vetëdijshëm se me këtë respekt që ua bëjnë pikësëpari njerëzve që s’konsumojnë duhan dhe shëndetit të tyre si dhe japin shembullin e qytetarisë së edukuar në aspektin etatik.
Uroj që të mos jetë vetëm sa për të thënë se ne tentuam ta bëjmë, por ja që s’po na dëgjojnë dhe shembullin e tyre ta ndjekin të gjitha lokalet tjera publike!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/