DYLON

Pal Lekaj shoqërohet në Prokurori

Avatar photo Redaksia

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj është shoqëruar sot në Prokurori. AAK përmes një komunikate ka vlerësuar se pushteti po vazhdon me masa represive kundër deputetëve të opozitës, duke e mbajtur Pal Lekajn në Prokurori.

“Është krejtësisht e papranueshme hipokrizia e pushtetit, i cili në njërën anë bën thirrje për dialog, e në anën tjetër vazhdon masat represive ndaj deputetëve të opozitës. Pikërisht në ditën për kur kryeministri kishte bërë një ftesë për dialog me opozitën, urdhërdhënësit politik e mbajnë në prokurori deputetin Pal Lekaj, nga AAK, për ta zgjeruar lepezën e presionit politik e policor mbi të zgjedhurit e popullit”, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

AAK i ka bërë thirrje pushtetit që të heqë dorë nga këto metoda diktatoriale dhe te fokusohet se si ta nxjerr vendin nga kriza, sepse opozita nuk zmbrapset nga kauza e saj e drejtë pavarësisht arrogancës dhe masave që po përdor pushteti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.