DYLON

Pak të dhëna biografike e letrare për Sabile Keçmezi Bashën

Pak të dhëna biografike e letrare për Sabile Keçmezi Bashën
Avatar photo Redaksia

Prof. dr. Sabile Keçmezi – Basha lindi më 1954, në Koretin të Dardanës (Kamenicë). Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Dardanë, më 1973. Studimet themelore i mbaroi në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, më 1977. Magjistroi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Dega e Historisë, më 1980, kurse doktoroi më 1984. Botoi mbi 300 njësi bibliografike nga ato shkencore, publicistike, trajtesa, vështrime, shqyrtime e fejtone.

Që nga fëmijëria shkruan poezi për fëmijë dhe për të rritur. Ka botuar shumë tregime, drama, romane, ese etj. Ka marrë shumë mirënjohje e çmime letrare. Ka marrë pjesë në tubime të ndryshme shkencore e letrare në Kosovë dhe jashtë vendit.

EkoHigjiena

Përveç botimeve shkencore që janë të shumta dhe tejet të rëndësishme, Sabile Keçmezi – Basha, ka botuar dhe këto vepra letrare:

Këmisha e Atdheut, poezi, LSHK, Prishtinë, 2013
Metaforë iberike, poezi, LSHK, Prishtinë, 2011
Kujtesën e ka kapur skleroza, poezi, LSHK, Prishtinë, 2011
Nusja e gurtë, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1989
Kohë epileptike, poezi, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996
Dy lule ka mami, poezi, “Pionieri”, Prishtinë, 1993
Ëndrrat e trishta, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 2000
Hadi, dramë, SHSHK, Prishtinë, 2005
Nata pa kornizë, roman, LSHK, Prishtinë, 2008
Malli për Itakën, poezi, LSHK, Prishtinë, 2008
Anatomia Iubirii, poezi, Bukuresht, 2009
Kodi i pritjes, poezi, LSHK, Prishtinë, 2010
Në klasën e parë, poezi, “Era”, Prishtinë, 2016
Testament, poezi, LSHK, Prishtinë, 2018
Beni e qenushi, poezi, LSHK, Prishtinë, 2018
Çka do pritja pa mua, poezi, LSHK, Prishtinë, 2018
Në kohë pandemie nipat e mi s’dalin prej shpije, ( poezi), LSHK, Prishtinë, 2021
Metamorfozë, ( poezi), Rozafa, Prishtinë, 2023
Në fermë, ( poezi për fëmijë, LSHK, Prishtinë, 2024

Sabile Keçmezi – Basha, për punën e saj krijuese është shpërblyer nga institucione lokale e qendrore si dhe është nderuar me çmime të shumta në nivel të vendit.

Është përfaqësuar dhe nëpër antologji të ndryshme letrare, si brenda ashtu dhe jashtë Kosovës. Krijimtaria e saj letrare është botuar dhe në gjuhën rumune, angleze e gjermane. /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.