Janë dy risi në listën e shpallur nga De Biasi për miqësoret e Marsit ndaj Austrisë dhe Luksemburgut. Lënia jashtë e Mehas dhe Salihit si dhe afrimi i Milot Rashices që siç deklaroi trajneri i kombëtares, kjo listë është më e pëafërta me atë përfundimtare të Euro 2016. Duhet theksuar se Rashica do të jetë vetëm për ndeshjen e dytë ndaj Luksemburgut pasi do të luajë më parë me Shpresat bashkë me Manaj, Rrahmani, Latifin në një ndeshje deçizive për eliminatoret Euro 2017.
Nuk kemi bërë ndryshime të medha, kemi marrë lojtarët që na kualifikuan dhe do të punojmë me këtë grup. Duhet verifikuar gjendja e Memushaj, Hysaj ka probleme familjare. Lila e Abrashi vijne me vonese pasi do të zbresin sot në fushë me ekipet e tyre respektive. Do te kisha marre edhe Manaj, Rrahmani, Rashicën e Latifi por kane ndeshje deçizive me Shpresat. Miloti do te jete me ne per ndeshjen e dyte kunder Luksemburgut. Lista aktuale, eshte ajo me e peraferta me ate perfundimtare te Euro 2016. do te shikojme deri ne fund te sezonit si do të ecin lojtaret”
De Biasi u pyet edhe për kritikat se pse nuk merr me shumë lojtare nga Kategoria Superiore, por ai u shpreh qartë se nuk nderhyn ne punet e te tjereve dhe as nuk kerkon qe te tjeret te nderhyjne tek ai duke shtuar se nuk ka kohe per ndryshime dhe per te provuar lojtarë të tjerë.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=63825