DYLON

Pajtimi, me kërkimfalje nga Beogradi

Avatar photo Redaksia

Historia e marrëdhënieve shqiptaro-serbe nuk është histori e armiqve të përjetshëm, edhe pse nga të dyja palët perceptohet si e tillë. Megjithatë, konflikti mes dy popujve ekziston dhe ai është në përshkallëzim prej fundit të shekullit XIX deri në ditët e sotme.

Për më tepër, ideja e urrejtjes së përjetshme duhet të ndërlidhet me përshkallëzimin e konfliktit që u zhvillua gradualisht në një konfrontim të plotë nacional në shekullin XX.

EkoHigjiena

Kështu e shpjegon historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe Oliver Jens Schmitt, profesor në Universitetin e Vjenës, ku ligjëron historinë e Evropës Juglindore, duke shtuar se, në fakt, edhe nacionalizmi serb, edhe ai shqiptar nuk kanë ekzistuar para këtij konflikti dhe se ata janë zhvilluar gjatë konfliktit.

Schmitt është i njohur për publikun shqiptar dhe atë të Kosovës për disa libra që ka shkruar për historinë e shqiptarëve, përfshirë librin e debatuar shumë për Skënderbeun (“Skënderbeu”, botuar shqip në Tiranë, më 2008), sikur edhe për historinë e shkurtër të Kosovës (“Kosova: Histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, botuar në shqip, në Prishtinë, më 2012, nga KOHA).

Në lidhje me perspektivën e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, ai insiston se një proces i pajtimit mes dy popujve mund të ndodhë, por që një proces i tillë të nisë parakusht është një akt i kërkimfaljes nga Serbia për krimet që ka kryer në Kosovë, në luftën e vitit 1998-1999.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.