Pajisje të reja teknologjike për Shkollën e Artit Pamor “Adem Kastrati”
“Shkolla e Artit Pamor “Adem Kastrati”, në Gjilan, është pasuruar me pajisje të reja bashkëkohore të teknologjisë për edukimin artistik, të dhuruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, njoftojnë drejtuesit e kësaj shkolle.
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për avancim të mësimit dhe në hapa me trendët e zhvillimit në botë, shkolla e Artit Pamor “Adem Kastrati”, kohë më parë, ka kërkuar ndihmë nga MASHT që të na sigurojë pajisje shtesë teknologjike. Kjo kërkesë, ka gjetur mbështetjeje e tyre, duke i ofruar shkollës tabela të mençura (Smart Boards), Drawing Display për vizatim dhe dizajn digjital, si dhe plotter profesional për shtypje.
“Këto pajisje, padyshim, do të krijojnë mundësi të reja për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë, duke e lejuar ndërthurjen e artit tradicional me teknologjinë moderne, zhvillimin e aftësive digjitale dhe realizimin e projekteve artistike e profesionale në kushte më të avancuara”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle. /2LONLINE/
