DYLON

Pajisje për studio muzikore dhe instrumente dixhitale, Shkolla e Muzikës shpreh mirënjohje për KFOR-in Italian, Regjimentin e Karabinierëve MSU

Pajisje për studio muzikore dhe instrumente dixhitale,  Shkolla e Muzikës shpreh mirënjohje për KFOR-in Italian, Regjimentin e Karabinierëve MSU
Avatar photo Redaksia

Shkolla e Muzikës në Gjilan shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të thellë për KFOR-in Italian dhe në veçanti për Regjimentin e Karabinierëve MSU, për mbështetjen e çmuar dhe donacionet e ofruara për këtë institucion.

Drejtori I Shkollës së Muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupi, ka thënë se përmes dhurimit të pajisjeve për studio muzikore dhe instrumenteve dixhitale. Regjimenti i Karabinierëve MSU kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e kushteve të punës dhe mësimit në Shkollën e Muzikës në Gjilan.

EkoHigjiena

Sipas Jakupit, ky kontribut nuk përfaqëson vetëm një ndihmë materiale, por është një investim i drejtpërdrejtë në arsim, kulturë, art dhe në të ardhmen e gjeneratave të reja.

“Pajisjet dhe instrumentet e dhuruara do t’u mundësojnë nxënësve dhe mësimdhënësve tanë të zhvillojnë më tej procesin edukativo-artistik, të eksplorojnë mundësi të reja krijuese dhe të avancojnë përgatitjen e tyre muzikore”, ka thënë drejtori Kushtrim Jakupi.

Sipas tij, muzika ndërton ura mes njerëzve dhe kulturave. Pikërisht për këtë arsye, mbështetja ndaj arsimit muzikor është një vlerë që tejkalon kufijtë e një donacioni. Ajo është mbështetje për talentin, përkushtimin, kreativitetin dhe ëndrrat e fëmijëve dhe të rinjve tanë.

“Shkolla e Muzikës në Gjilan e vlerëson lart këtë gjest, duke e konsideruar atë një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit, respektit dhe përkushtimit ndaj komunitetit dhe zhvillimit të arsimit e kulturës. Faleminderit Regjimentit të Karabinierëve MSU- KFOR-it Italian, për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj shkollës tonë”, ka thënë Kushtrim Jakupi, drejtor I Shkollës së Muzikës në Gjilan.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.