DYLON

Pajisen të gjitha shkollat e Kamenicës me kamera të sigurisë dhe sistem të evidentimit të vijueshmërisë

Pajisen të gjitha shkollat e Kamenicës me kamera të sigurisë dhe sistem të evidentimit të vijueshmërisë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka njoftuar se ka përfunduar projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në shkollat e Komunës së Kamenicës si dhe sistemi për evidentimin e vijueshmërisë së nxënësve dhe mësimdhënësve.

Institucionet shkollore që së fundmi janë pajisur me kamera sigurie janë: Qendra e Karrierës në Kamenicë, SHFMU “Xhelal Sopi” në Petrit, e SHFMU “Skënderbeu” në Kopërnicë.

EkoHigjiena

Vlera e investimit në këto shkolla për kamerat e sigurisë arrin vlerën e 2,564 eurosh.

Kurse shkollat që janë pajisur me sistem vijueshmërie janë: SHFMU “Asllan Thaqi” në Karaçevë të Poshtme, SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë, SHFMU “Skënderbeu” në Kopërnicë, SHFMU “Xhelal Sopi” në Petrit dhe SHFMU “Hasan Prishtina” në Busavatë.

Vlera e investimit për këto pajisje është 750 euro.

Në të njejtën kohë, pesë nga shkollat e komunës sonë janë pajisur edhe me sistem të internetit, investim ky i bërë nga komuna në vlerë prej 6,830 eurosh.

Këto investime kanë rritur sigurinë e nxënësve, efikasitetin dhe pjesëmarrjen në proces mësimor si për nxënës dhe mësimdhënës, si dhe kanë lehtësuar procesin mësimor si tërësi, thuhet në njoftimin e komunës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.