DYLON

Pajaziti: Votoni PDK Thaçin, ai është lider i luftës, shtetndërtimit dhe i paqes

Avatar photo Redaksia

Kandidati i PDK-së për deputet Zenun Pajaziti gjatë takimit me anëtarësinë e PDK-së në fshatin Livoç të Ulët ka thënë se PDK është alternative më serioze, më bindëse dhe e dëshmuar konkretisht përherë, e sidomos në kohën e qeverisjes. Është dëshmuar se është parti e realizimit të projekteve madhore për vendin, çka të tjerët se kishinm dhe as që e kan as sot.

Pajaziti ka thënë se kryeministri Thaçi nuk është vetëm lider i unitetit politik të Kosovës, por edhe lider i luftës, i shtetndërtimit, i paqes dhe është lider i përmasave përtej Kosovës dhe përtej regjionit.

EkoHigjiena

Më tej ai ka kërkuar nga qytetarët e Livoçit që masovisht të dalin në zgjedhjet e tetë qershorit, duke e potencuar se këto nuk janë zgjedhje vetëm për PDK-në dhe vetëm për kandidatët e saj në list, por janë shumë më shumë se kaq, janë për programin dhe MISIONI I RI, Fondin e Punësimit, për zhvillimin ekonomik, për liberalizimin e vizave, për integrimin dhe ndërtimin krahas vendeve tjera perëndimore e çka jo.

Deputeti Pajaziti ka thënë poashtu se Gjilani pos gjithë përfitimit nga MISIONI I RI, ka edhe një arsye shtesë pse të votoj për PDK-në, e ajo arsye e fuqishme është Autostrada Prishtinë – Gjilan – Konqul, që do ti lidhë vëllezrit tanë shqiptarë të Luginës së Preshevës me Kosovën, pas lidhjes indirekte që i është bërë me themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit, Kadri Zeka.

/e sponsorizuar/ Zenun Pajaziti

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.