DYLON

Pajaziti: Të gjithë partitë të dielën kanë numrin 58 – numrin e qytetarëve të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti, gjatë takimeve elektorale sot gjatë ditës është takuar me qytetarë të qendrës së qytetit duke prezantuar programin e PDK-së, MISIONI I RI. Në ditën e diel në fletëvotimin tuaj keni numrin 58, ky numër është interesi qytetarë, është zhvillimi, ndërtimi dhe integrimi i vendit, të cilin ju mund ta votoni, e që ky numër do të jetë në realitet votimi për vetën tuaj.

Ai me tej ka thënë se numri 58 përfshinë interesin e qytetarëve përtej aktivistëve, PDK dhe MISIONI I RI është zhvillimi dhe ndërtimi i vërtetë i shtetit, është mundësia më e mire që i ofrohet qytetarëve me krijimin e mbi 200 mijë vendeve të reja të punës, është program që i përfshinë të gjithë grupmoshat e qytetarëve tanë.

EkoHigjiena

“E diela e tetë qershorit do të jetë dita më e gëzuar për qytetarët e Gjilanit dhe gjithë Kosovës, sepse atë ditë do të fitojë PDK, do të fitojë kryeministri Thaçi dhe MISIONI I RI. Thaçi është bartësi i vargut të listës së PDK-së, është bartësi i proceseve më të rëndësishme të vendit. Bashkë me ju dhe nën udhëheqjen e liderit, z. Hashim Thaçi, Kosova do të ketë një zhvillim të hovshëm ekonomik, do të fitojë liberalizimin e vizave, integrimin dhe fuqizimin e shtetit në raport ndërkombëtar.

E sponsoriuar/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.