DYLON

Pajaziti: Qeveria nuk lëkundet

Pajaziti: Qeveria nuk lëkundet
Avatar photo Redaksia

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka bërë me dije se dalja e Listës Serbe në opozitë nuk do ta lëkundë Qeverinë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë në interes të agjendës shtetërore të Kosovës, duke shtuar se asnjëra prej partive politike shqiptare nuk e ndien veten komode të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

“Tani për tani as partnerët tanë nuk i mirëpresin zgjedhjet e reja dhe nuk mendoj se ato mund të ofrojnë zgjidhje”, ka thënë Pajaziti, i cili e ka ftuar Listën Serbe të reflektojë dhe ta marrë përgjegjësinë që ia kanë dhënë qytetarët serbë të Kosovës në zgjedhje.

EkoHigjiena

Sipas tij, ky subjekt politik, me veprimet në ditët e fundit, po e defaktorizon veten…

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.