DYLON

Pajaziti: PDK, dorë e fuqishme edhe për bizneset‏

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Zenun Pajaziti, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, sot ka vizituar ndërmarrjen për prodhimin e roletave dhe montimit të tyre, “ILIRI – R”, ku ka prezantuar projektin MISIONI I RI, projekt ky nga i cili do të përfitoj edhe ky biznes.

Pajaziti, ka prezantuar në detaje edhe projektin tjetër atë për Fondin e Punësimit që në qeverisjen e mandatit të tretë të kryeministrit Thaçi për vitin 2014 – 2018 do të krijohen 200 mijë vende të reja të punës dhe shumë lehtësira të tjera në të gjitha fushat e shoqërisë.

EkoHigjiena

Ndërsa, pronari i biznesit Bekim Salihu, ka mirëpritur me admirim vizitën e kandidatit të PDK-së Pajaziti dhe ka deklaruar se i beson fuqishëm MISIONIT TË RI dhe zotimit të kryeministrit Hashim Thaçi për qeverisje të zhvillimit të vendit.

Ndryshe në vazhdën e aktiviteteve të tij Pajaziti është pritur edhe nga menaxhmenti i ndërmarrjes Progresi në Gjilan, biznes i cili bënë prodhimin e kabllove elektrike dhe eksportimin e tyre edhe jashtë vendit. MISIONI I RI po gjen mbështetje gjithnjë e më të fuqishme. /2L ONLINE/

/e sponsorizuar/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.