DYLON

Pajaziti: Opozita po bën luftë të pastër për pushtet

Avatar photo Redaksia

Pajaziti ka thënë se mendon që ky moment duhet të jetë si moment reflektimi për opozitën, duke shtuar se është i bindur se me kryeneqësi nuk zgjidhen problemet e opozitës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjinit, ka theksuar se pamja që po i ofrohet qytetarëve dhe ndërkombëtareve, më veprimet e fundit të opozitës, është e shëmtuar.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se mendon që ky moment duhet të jetë si moment reflektimi për opozitën, duke shtuar se është i bindur se me kryeneqësi nuk zgjidhen problemet e opozitës.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveç Kuvendit, që do zgjidheshin problemet. Qytetarët nuk parapëlqejnë ndonjë mënyrë tjetër të zgjidhjes se problemeve. Unë mendoj se veprimet të cilat po i ndërmerr opozita, janë luftë e pastër për pushtet. Mendoj që qytetarët e vendit e dallojnë luftën për pushtet dhe luftën për kauzë”, ka shtuar Pajaziti.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=45797

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.