DYLON

Pajaziti: Mora mbështetjen e disa miqve të mi nga KRU “Hidromorava”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në vazhdën e takimeve sot jem takuar me disa punëtorë të KRU “Hidromorava”, të cilëve u kam prezantuar MISIONIN E RI dhe programin e PDK-së, i cili është mirëpritur, duke uruar që edhe më tutje PDK të vazhdoj kujdesin për shoqërinë Kosovare, ngase përditë janë duke u krijuar lehtësira të mëdha për ta.

EkoHigjiena

“Gjatë bashkëbisedimit me ta PDK dhe MISIONI I RI kam marrë mbështetje të fuqishme të ecim përpara për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. Ekonomia e një vendi është suksesi i një qeverisje, ne me projektin Misioni i Ri, Fondi i Punësimit, investimet prej 1.5 miliard euro, investimeve në bujqësi prej 500 milion euro dhe krijimin e mbi 200 mijë vendeve të reja të punës, tregon sinqeritetin dhe vendosmërinë që ka kryeministri Thaçi për zhvillim dhe ndërtim të vendit”, ka thënë ai duke shtuar se premtimet e dhëna deri më tani nga PDK janë vendime të qeverisë të cilat janë zbatuar me përpikëri.

Ndërsa punëtorët e kësaj ndërmarrjeje janë shprehur falënderues për lehtësirat dhe investimet shumë të mëdha që janë bërë gjithandej Kosovës duke thënë se është oferta më serioze për të gjitha zgjedhjet e mbajtura deri më tani.

“Ne përherë kujtojmë investimet dhe vendimet si ngritja e pagave, lehtësirave për shkollimin e fëmijëve dhe studentëve tanë, investimit në infrastrukturë, por edhe shumë investime në bujqësi, shëndetësi, investime në infrastrukturë publike dhe shumë investime të tjera”, kanë thënë ata ndër të tjerash.

/e sponsorizuar/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.