/2L ONLINE/ – PDK përmes një komunikate ka njoftuar për ecurinë e takimit të Këshillit Drejtues të PDK-së së Gjilanit ku është konfirmuar me shumicë absolute të votave Zenun Pajaziti për kryetar dege.
“Në takimin e sotëm të Këshillit Drejtues të Degës së PDK-së në Gjilan, ku pas një debati të gjërë rreth gjendjes në degë, zgjedhja kryetar e Zenun Pajazitit nga kryesia e degës u rikonfirmua me shumicë absolute edhe nga Këshilli Drejtues, ku nga 49 anëtarë të këshillit pjesëmarrës në takim, 44 votuan për, dy kundër dhe tri abstenime.
Nga ky takim Këshilli Miratoi deklaratën e përbashkët për media të cilën e keni të bashkëngjitur.
Deklaratë e perbashket e Këshillit Drejtues të Degës
Këshilli Drejtues i Degës, falënderon anëtarësinë e gjërë të PDK-së në Gjilan për qëndrimin dinjitoz të vazhdueshëm pas rezultateve zhgënjyese të Zgjedhjeve të fundit komunale, me besimin e ringritjes sonë të përbashkët.
PDK në Gjilan, tashmë po riorganziohet me qëllim të ringritjes së fuqishme, në radhë të parë për të mirën e qytetarëve të Gjilanit, për shkak se qeverisja aktuale komunale ka kthyer mbrapa të gjitha proceset, duke dështuar në zhvillimin e gjithmbarshëm demokratik e infrastrukturor në komunën tonë, duke ngecur thellë në zhvillimin e projekteve zhvillimore; në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit e jetën sociale.
PDK në Gjilan fton qytetarët që të bashkohen me ne në një nisje të re për Gjilanin, që zgjedhjet e ardhshme të dëshmojnë se qytetarët do të votojnë ata që kanë dëshmuar se dinë të punojnë e jo ata që asnjëherë nuk po dëshmojnë dije e vizion zhvillimor për Gjilanin.
PDK garanton anëtarësinë e gjërë se është unike më shumë se asnjëherë më parë, sepse kjo është kërkesë e domosdoshme e anëtarësisë sonë dhe e qytetarëve të Gjilanit dhe garantuese e vetme e zhvillimeve të gjithmbarshme në Komunën tonë.
Këshilli Drejtues i Degës së PDK-së në Gjilan i jep mbështetje të fuqishme rifunksionalizimit të Degës; i jep mbështetje dhe konfirmon fuqishëm zgjedhjen e Kryetarit të Degës; gjithashtu mbështet rivitalizimin e kryesisë së Degës. Këshilli drejtues i Degës mbështet vizionin e Kryetarit të ri të Degës në ndërtimin e një Dege Unike dhe fituese në zgjedhjet e ardhshme, në radhë të pare si interes i gjithmbarshëm i qytetarëve të Gjilanit.
Gjilan, 14 Nëntor 2015