DYLON

Pajaziti I PDK-së uron kryetarin e zgjedhur të Bashkësisë Islame në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari I Degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti së bashku me disa anëtarë të kryesisë së degës, sot kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan me ç’rast kanë uruar kryetarin e zgjedhur të BI-së në Gjilan Naim Aliun.
“Jemi sot në Bashkësinë Islame për të uruar, kryetarin e ri të zgjedhur të BI në Gjilan Naim Aliu . Bashkësia Islame ishte dhe po vazhdon të mbetet në rolin e përkushtimit për të kultivuar edhe më shumë bashkimin mes qytetarëve, solidaritetin dhe paqen fetare në mesin e komunitetit tonë, ashtu siç kishte kultivuar e vepruar deri më tani ”, ka thënë në urimin e tij kryetari I degës së PDK-së Zenun Pajaziti.

PDK dhe Bashkësia Islame në Gjilan do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në të gjitha çështjet që preken me aspektin fetar por edhe me Institucionin e Bashkësisë Islame, ka shtuar Pajaziti. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.