/2L ONLINE/ – Në kuadër të aktivitetit të vazhdueshëm partiak, kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti, është takuar me aktivistë të strukturave të PDK-së të nëndegës së fshatit Miresh. Kryetari Pajaziti, i ka falënderuar aktivistët për punën e tyre të pakursyeshme që kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë këta aktivistë, në radhë të parë për qytetarët e këtij lokaliteti, por natyrisht edhe për PDK-në.
“Jam këtu për të dëgjuar nga ju hallet tuaja dhe të banorëve të Mireshit, për të marr mendimin tuaj për zhvillimet në Miresh e më gjerë dhe për të garantuar për përkushtimin tim për të vazhduar vizionin tonë të përbashkët në zhvillimin dhe ndërtimin e lagjeve, fshatrave dhe komunës sonë”, ka thënë Pajaziti.
Ai u ka thënë atyre se është kthyer në Degën e Gjilanit, për të punuar me përkushtim për qytetarët, sepse Gjilani dhe gjilanasit meritojnë shumë më tepër se sa që është duke iu ofruar sot.
“Unë, së bashku me të gjithë ju, dhe shumë e shumë të tjerë, do të punojmë, jo vetëm sa për ti mundur rivalët tonë politik, por për t’ia rikthyer dinjitetin dhe namin e mirë Gjilanit’, ka thënë Pajaziti.
Ndërsa, kryetari i nëndegës së PDK-së së fshatit Miresh Ekrem Kryeziu, e ka falënderuar kryetarin Pajaziti për vizitën dhe e ka konfirmuar përkushtimin e tij dhe të strukturave të nëndegës në përkrahjen e parezervë për Pajazitin dhe PDK-në. Gjithashtu në këtë takim ishin të pranishëm edhe Salihe Mustafa deputete, Bujar Nevzadi, anëtar kryesisë së degës së PDK-së, Riad Rashiti asambleist dhe anëtar i kryesisë sw degës.
Të pranishmit në këtë takim i dhanë përkrahje të fuqishme kryetarit Pajaziti, duke u zotuar në angazhim permanent që kryetari Pajaziti dhe PDK të rikthehen fuqishëm në qeverisjen e Gjilanit. /2L ONLINE/